Dita e dytë e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, fokusi te lufta kundër korrupsionit

19 Qershor 2025 | 16:37

Në Strasburg u zhvillua dita e dytë e komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, ku opozita foli për nevojën që ka Shqipëria për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin në familjen europiane.

Nga ana tjetër, për mazhorancën reforma në drejtësi e votuar në 2016-ën është e paprekshme dhe për këtë ftoi pakicën parlamentare për të punuar mbi rekomandimet e BE në këtë fushë.

Në ditën e dytë të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mbajtur mes BE-së dhe Shqipërisë në Strasburg deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e vendit.

“Gjatë viteve kemi parë krijimin e shumë komisioneve që u përpoqën të fillonin me fjalën reformë, por në raportin e fundit të PE, tha që ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë në çështjet kryesore se po përpiqet të monopolizojnë sisteme të caktuara si ai i drejtësisë dhe realiteti ka treguar progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma dhe luftë të vërtetë të korrupsionit”, tha Tabaku.

Për deputetin socialist, Fatmir Xhafaj reforma në drejtësi është e paprekshme e për këtë ai ftoi opozitën për të punuar mbi rekomandimet e BE në këtë fushë.

“Ne si mazhorancë rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016, dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur me vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e projekt rezolutës në këto fusha, të ulemi dhe të reflektojmë për të punuar në rekomandimet e BE”, u shpreh Xhafaj.

Kritikave të opozitës ndaj qeverisë në sistemin e drejtësisë i erdhi në ndihmë edhe qëndrimi i eurodeputetit Fredi Beleri.

“Në Shqipëri fatkeqësisht sistemi i drejtësisë është i kapur nga të njëjtët persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vettingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi që në fillim”, tha Beleri.

Sesioni i radhës Komitetit të Stabilizim-Asociimit do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026