Dita e Verës gjallëron Gjirokastrën, aktivitete në zonën historike e Parkun e Viroit

14 Mars 2024 | 17:11

Dita e Verës i ka falur gjallëri qytetit të Gjirokastrës. Në Parkun Natyror të Viroit si dhe zonën historike janë zhvilluar aktivitete të shumta të cilët tërhoqën banorë të moshave të ndryshme por edhe turistët.

“Një pranverë të mbarë, si bashki e kemi filluar sot me një kalendar aktivitetesh kemi disa pika, njera nga zonat ku do festohet është Viroi, patjetër do të vazhdohet pastaj tek gjithë pjesa e qytetit të vjetër, tek pazari kemi tre ditë festive e fillojmë me ditën e verës, do të vazhdojmë me karnavalet në dy ditët në vazhdim dhe patjetër që kemi filluar një sezon të mbarë”, tha Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës.

Eventet e zhvilluara kanë përfshirë koncerte, panaire të traditës dhe aktivitete kulturore.

“Sot është Dita e Verës, i uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Verës, unë jam nga zona e Lunxhërisë dhe ne aty të parën kemi veroren, kam bërë kulaçin të cilit i kam vendosur lekun sot, kam bërë shportën kam vendosur shegën, fikun, thanën, grurin me qëllim që të lëmë pas dimrin dhe të fillojë pranvera me të gjitha këto mirësitë”, tha një artizane.

“Është viti i tretë që ne marrim pjesë në këtë panair, Kryesisht është ballokumja që është tradicionale për Ditën e Verës dhe me produkte të tjera që po ashtu janë nga ne”, tha një artizane.

“Me rastin e 14 Marsit pritjen e pranverës simboli i kësaj feste është padiskutim verorja dhe ka një interes si nga të rriturit dhe nga të vegjlit për vendosjen e verores”, tha një tjetër artizane.

Aktivitetet kulturore në Gjirokastër do të vazhdojnë përgjatë gjithë fundjavës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026