Dita e verës në Korçë, ndezja e zjarreve simbolizon ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës

2 Mars 2021 | 07:19

Dita e verës në Korçë ka ndezjen e zjarrit si simbolikë të sajën, që nënkupton ikjen e ditëve të ftohta dhe ardhjen e ditës së pranverës.

Edhe këtë vit, dita e verës ndezi atmosferën në lagjet e qytetit juglindor, por këtë vit me më pak atmosferë për shkak të pandemisë COVID-19.

Masat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për mosgrumbullimin e qytetarëve ndikuan edhe tek festa në Korçë, ku zjarrfikëset u angazhuan të fiknin zjarret nëpër rrugët e qytetit.

Fëmijë e të rritur kryen ritin e kapërcimit të zjarrit, që simbolizon largimin e së keqes dhe nisjen e ditëve të ngrohta. Përpos urimeve, pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale.

Korça e feston ditën e verës më 1 Mars, sipas traditës ortodokse, por aktivitetet vijojnë për të kulmuar më 14 mars, ditë që është festë kombëtare.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza Pfizer, Rama: Vaksinim masiv para sezonit turistik

Kryeinfermierja heroinë, prej 35 vjetësh iu shërben banorëve të Iballës

Kriza humanitare në Jemen, OKB organizon konferencë donatorësh për të ndihmuar 16 milionë njerëz

Pasaporta e gjelbër e COVID-19 që lejon lëvizjen e qytetarëve, shkakton debate në BE

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë

“E konsideruar si ‘Toskana e vogël’ e Shqipërisë, Belshi vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. Me peizazhet e veçanta...
16:41 | 20/07/2026

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026