Dita e Verës/ Nga Begaj te Rama e Berisha, politika uron shqiptarët

14 Mars 2025 | 08:51

Këtë të premte festohet Dita e Verës, dhe me këtë rast, urimet nga politika nuk kanë munguar.

Përmes statuseve në rrjetet sociale, uruan presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, dhe kreu i opozitës, Sali Berisha.

Presidenti Bajram Begaj uroi qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Përmes një fotografie në rrjetet sociale, ku në qendër ishin ballokumet, Begaj shprehu urimet e tij për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Ditën e Verës, me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqyteti shqiptar i festimit të kësaj dite!”, shkroi Begaj.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, përmes një video të shpërndarë në Facebook, uroi të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi Rama, dhe ndau një videomontazh nga qyteti i Elbasanit.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zgjedhur një foto të tij nga Elbasani, gjatë festave të kaluara. Ai njoftoi se ditën e sotme do të jetë sërish në këtë qytet, ku, përveç festimeve, do të zhvillojë edhe disa aktivitete politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026