Dita e Veteranëve, Osmani: U bënë mburojë e popullit! U ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 Dhjetor 2025 | 10:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në Ditën e Veteranëve. Osmani theksoi se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.

Ajo shtoi se Kosova përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, shkruan ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026