Dita Kombëtare e Greqisë, ambasadorja greke: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE

26 Mars 2026 | 14:30

Ambasada Greke në Tiranë zhvilloi një pritje me rastin e 205-vjetorit të pavarësisë së shtetit grek nga Perandoria Osmane.

Në pritje morën pjesë Presidenti i Republikës, ministrat të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të opozitës.

Në fjalën e saj ambasadorja e Greqisë Lambrini Komini tha se Greqia është e vendosur ta ndihmojë Shqipërinë për integrimin e saj në Bashkimin Europian,

“Sot shënohen 205 vjet nga fillimi i Luftës Greke për Pavarësi të vitit 1821, një revolucion që vuri në lëvizje një sërë ngjarjesh, duke ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme fytyrën e kombit tonë dhe duke çuar, disa vite më vonë, në krijimin e shtetit modern grek. Si një shtet i ri me një histori sa vetë koha, Greqia lundroi me kujdes në ujërat e trazuara të shekujve 19 dhe 20, por gjithmonë duke mbijetuar dhe në fund duke qëndruar besnike ndaj një vendimi përcaktues për vendin: angazhimit ndaj vlerave dhe parimeve që e bënë të pashmangshme rrugën e saj euro-atlantike. Dhe kjo ishte diçka që Greqia, një nga anëtaret sot më të vjetra të Bashkimit Europian dhe NATO-s, e kishte parashikuar edhe për fqinjësinë e saj të afërt, Ballkanin Perëndimor.

Është e vërtetë që marrëdhëniet tona kanë pasur ulje-ngritje. Është po ashtu e vërtetë që, ndërsa mësojmë nga e kaluara, jemi të vendosur të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë. Në atë të ardhme, Shqipëria është një shtet anëtar i Bashkimit Europian. Kjo nuk është aspak një detyrë e vogël. Greqia është e vendosur ta ndihmojë Shqipërinë në çdo hap të kësaj rruge”, tha ambasadorja e Greqisë në vendin tonë.

Diplomatja greke theksoi se të dyja vendet, veç fqinjësisë së mirë janë edhe partnerë dhe aleatë të ngushtë.

Ajo tha se Greqia dhe Shqipëria kanë ndërmarrë së fundmi hapa konkretë për të hapur një faqe të re, duke ndjekur në mënyrë aktive mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, përfshirë tregtinë dhe ekonominë, ku Greqia ka qenë tradicionalisht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026