Dita Kombëtare e Rinisë, ambasada amerikane: Të nderojmë ata që kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë

8 Dhjetor 2020 | 10:56

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Në një reagim në Facebook, ambasada thekson se rinia shqiptare 30 vjet më parë rrëzoi komunizmin, por shton se ende vazhdon puna për një Shqipëri më të mirë.

“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim. #KrahPerKrah”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Lexoni gjithashtu:

24 eurodeputetë thirrje BE-së të mos vonojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026