“Dita më e errët e jetës” – Bashkëshortja e Fatos Nanos mban fjalimin e lamtumirës
Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano mbajti një fjalë në mbyllje të homazheve të mbajtura në Pallatin e Kongreseve në nder të tij.
Me zërin që i dridhej ajo e cilësoi të sotmen ditën më të trishtuar dhe të errët të jetës pasi humbi njeriun me të cilin ndau 25 vite të jetës.
“Sot për mua është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipsej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi”, tha Xhoana Nano.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kalimi i fundit para Kryeministrisë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit
- Djali i Fatos Nanos: Lamtumirë kampion!
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026