Djali i Fatos Nanos: Lamtumirë kampion!
Sokol Nano, djali i liderit historik të Partisë Socialiste në fjalën e lamtumirës për babanë e tij pas homazheve të mbajtura në pallatin e kongreseve shprehu falenderimet për mbështetjen e madhe në këtë moment të vështirë.
Ai vlerësoi Fatos Nanon si njeriun që e donte Shqipërinë europiane dhe lirinë, sepse ai e donte demokracinë si frymë dhe jo si slogan.
“Jam thellësisht i prekur nga përkujdesja që ka ndjerë nga ju për babin tim në këto ditë të vështira. Në emër të familjes ju shpreh mirënjohjen shqiptarëve kudo që ndodhen. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera, mesazhet e panumërta, telefonatat në nderim të tij. Në emër të familjes iu shpreh mirënjohje shqiptarëve kudo që ndodhen. Familjen time e ka ndarë fatit që të lidhet me popullin tonë. Por sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano, babi, bashkëshorti, miku, lideri ikën nga kjo botë fizikisht. Im atë ishte i parë që më foli për demokracinë. I pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ishte një kalorës. Ai më mësoi shumëçka, garën e vërtetë, udhëheqjen si përgjegjësi, ringritje. Ishte njeri shumë dimesional, më foli për gjithçka, Shqipërinë europiane dhe lirinë, sepse ai e donte demokracinë si frymë dhe jo si slogan. Ai besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Ai mbolli kulturë dhe qytetari. Ishte i butë dhe tolerant më gjithkënd që mendonte ndryshe. Brilant në argument. I ashpër dhe i drejtë kur kërkohej vendim dhe kurajo. Sot i them lamtumirë tim eti dhe faleminderit për trashgëminë e vyer, që na la. Faleminderit kampion për guximin, kulturën dhe qytetarinë dhe zemrën. Për lirinë që na mësove. Ne do të kujtojmë si baba, si shok dhe si burrë i madh shteti që vuri përgjegjësinë përballë vetes”, tha Sokol Nano.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkëshortja e Fatos Nanos: E donte me shpirt Shqipërinë, nuk bënte asgjë përgjysmë
- Krerët e komuniteteve fetare homazhe për ish-kryeministrin Fatos Nano
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë