Dita Ndërkombëtare e Grave në Shkencë, 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në BE janë gra
Evropa ka ende një rrugë të gjatë për të kapërcyer hendekun gjinor në shkencë, por pesë vende të kontinentit kanë guxuar ta kapërcejnë një rend të tillë. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, Komisioni Evropian ka publikuar shifra të reja të cilat dëshmojnë se vetëm 41% e shkencëtarëve dhe inxhinierëve në vendet e BE janë gra.
Megjithatë, janë regjistruar përjashtime të dukshme që duket se sfidojnë edhe hendekun gjinor. Në pesë vende të BE-së, shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishin gra: Në Lituani shënohet rekordi me rreth 57% gra e vajza shkencëtare dhe inxhiniere. Në Bullgari dhe në Letoni 53%. Për të vijuar më tej me Portugalinë (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%). Në Finlandë 29% dhe në Gjermani 33%.
Në fund të renditjes ishin Hungaria dhe Luksemburgu, ku ka vetëm 25% gra shkencëtare dhe inxhiniere. Përfaqësimi i ulët i grave në shkencë është një shqetësim kryesor për barazinë gjinore.
OECD nënvizon se karriera shkencore dhe inxhinierike zakonisht ofrojnë mundësi të zgjeruara të punës dhe paga më të mira sesa sektorët tipikë të punësimit të grave.
Dita Ndërkombëtare kushtuar Grave dhe Vajzave në Shkencë është ndër nismat e politikës publike që synojnë të promovojnë shkencëtaret vajza si modele të roleve, qoftë për vajzat, por edhe për djemtë.
Në vitin 2016 Kombet e Bashkuara shpallën 11 shkurtin si Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë. Arsyeja kryesore për këtë nismë ishte inkurajimi i më shumë vajzave dhe grave për t’u angazhuar në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta