‘Dita pa makina’ shkakton trafik të rënduar në mbi dhjetë rrugë kryesore të Tiranës
Organizimi i Bashkisë Tiranë sot për “Ditën pa makina” ka shkaktuar një situatë kaotike për më shumë se 10 rrugë kryesore të kryeqytetit.
Bllokimi i kalimit në të paktën katër rrugë kryesore si dhe zhvendosja e stacionit fundor në linjën e transportit urban “Qendër-Porcelan” ka detyruar shumë prej qytetarëve që të kërkojnë të lëvizin në rrugë të tjera.
Kjo ka bërë që kryesisht në rrugët rreth qendrës të ketë trafik të rënduar.
Aplikacioni i Google që jep në kohë reale trafikun pasqyroi një situatë me lëvizje të ngadalta në rrugët:
- Unaza e vogël rreth Qendrës
(rrugët: Abdi Toptani; Barrikada; Urani Pano; Ibrahim Rugova) - Rruga e Kavajës drejt Qendrës (linja Kinostudio-Kombinat)
- Rruga Fortuzi drejtimet Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Zogu i I-rë
- Rruga Myslym Shyri drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit
- Rruga George W.Bush drejt Rrugës së Elbasanit
- Rruga Luigj Gurakuqi drejt Rrugës Hoxha Tahsim (linja e Porcelanit)
- Rruga Asim Vokshi drejt Rrugës Don Bosko (linja e Unazës)
- Rruga Dritan Hoxha drejt Zogut të Zi (linja e Tiranës së Re)
- Rruga Muhamet Gjollesha drejt Zogut të Zi (linja e Unazës)
- Bulevardi Bajram Curri drejt kryqëzimit me Rrugën Sulejman Delvina (linja e Tiranës së Re)
- Rruga Barrikadave drejt Rrugës Reshit Petrela (linja e Unazës)

Aplikacioni i Google bazohet te GPS-i i personave që mbajnë celularë dhe janë duke lëvizur në rrugë me makina.
Dita pa makina planifikohet të zgjasë nga ora 8:00 deri në 14:00. Kjo politikë e Bashkisë Tiranë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur mjete alternative transporti si biçikleta.
Banorët e Tiranës kanë rreth 180 mijë makina, ku 8 nga 10 prej tyre janë vetura. Në raport me gjithë vendin (rreth 570 mijë automjete), sipas Bashkisë Tiranë, qytetarët e kryeqytetit zotërojnë 31% të makinave totale që kanë shqiptarët.
Numri i makinave është thuajse dyfishuar dhjetë vitet e fundit për shkak të zhvillimit urban të qytetit, ndërkohë që gjatë ditës në Tiranë qarkullojnë dhe makina nga rrethet të cilat vijnë për arsye pune, apo qoftë dhe kalimi për në vend tjetër – për shembull, Durrës, Elbasan etj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve