“Ditari i tranzicionit” i Anastas Angjeli, merr çmim në Panairin e Librit Shkencor

25 Prill 2024 | 17:06

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë merr çmimin “Vepra më e mirë studimore” për kolanën “Ditari i tranzicionit”

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli u vlerësua dje me çmimin “Vepra më e mirë studimore” për kolanën “Ditari i tranzicionit”.

Ky çmim i akorduar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe  Akademia e Shkencave të Republikës së ju dha autorit në ditën e parë të Panairit Ndërkombëtar të Librit, me motivacionin:

“Një vepër madhështore e cila sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të viteve 90-të. Kolana pasqyro një begati diturish në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe Social të Shqipërisë”. 

Akademik Angjeli, pasi shprehu falënderimet për këtë vlerësim theksoi se ky çmim është një nxitje dhe përgjegjësi për të vijuar me tej me vepra të tjera shkencore.

Me herët në panelin dedikuar Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik i asociuar,  Adrian Civici, u prezatuan edhe botimet e dy  profesorëve të nderuar të Universitetit Mesdhetar, Prof. Dr, Ksenofon Krisafi dhe Prof. Dr, Paskal Milo. Profesor Kristafi u prezantua me librin Lufta e Kosovës në labirintet demokratike (Gjenevë 1998-2002),ndërsa profesor Milo u prezantua me librin “Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026