Shfaqja “Zbulimi” në teatrin Bylis, çel siparin e sezonit artistik në Fier
“Zbulimi” ky ishte titulli i shfaqjes që ka çelur siparin e sezonit teatror ne qytetin e Fierit dhe sjelle pranë teatrit Bylis artdashësit fierake. Një dramë me nota të forta humori dhe ironie kështu mund të përkufizohej më së miri tematika e shfaqjes. Salsano Rrapi dhe Flobensa Bezati në rolet kryesore fituan simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.
Sipas regjisorit dhe aktorit Salsano Rrapi vepra e autorit John McCann sjell në vëmendje marrëdhëniet familjare. Komunikimi është sipas tij fjala magjike që përcjellë mesazhi i veprës, për të patur një familje sa më të shëndetshme.
“Ky është një problem familjar, në çdo familje sot ka probleme të mëdha apo të vogla dhe kjo shfaqje në thelb ka familjen. Ajo që i mungon familjes sot është komunikimi. Mungesa e komunikimit bëri që kjo të ishte gati e shkatërruar dhe ky është mesazh për të gjithë ata që duan të kenë një familje të fortë të flasin së kështu do jenë më mirë dhe martesa e tyre më e bukur”,-tha aktori Salsano Rrapi.
Për drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier Adriana Mile, ky sezon teatror do të vijoje deri në fund të muajit Tetor. Pjesë e tij do të jenë 11 shfaqje një pjesë e të cilave premiera. Sipas saj janë përzgjedhur disa nga shfaqjet më të mira për të gjallëruar jetën kulturore në qytet.
“Sot teatri Bylis nis sezonin, bëhet fjalë për disa vepra teatrore të llojit Premiere dhe rivënie që do të mbushin për disa muaj me radhë jetën kulturore në Fier. Duke filluar nga mbrëmja e sotme e deri në fund të muajit Tetor që finalizohet me festivalin kombëtar të aktrimit popullor. Bëhet fjalë për 11 produksione që janë shpallur fituese. Ato kane aplikuar me rivënie 6 dhe 5 premiere”,- tha Adriana Mile, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës.
Sezoni artistik në Fier do të zgjasë rreth 7 muaj dhe do të përfundojë në fillim të vjeshtës me Festivalin e Aktrimit Apollon.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë