“Teatër kukullash”- Bledi Çuçi: Kush prish seancat plenare, do të përjashtohet

5 Shkurt 2024 | 18:06

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është shprehur se veprimet e deputetëve të opozitës në hyrje të Parlamentit ishin një teatër i shëmtuar.

Komentet Çuçi i bëri jasht ambienteve të Kuvendit, pas përfundimit të seancës plenare, e cila u shoqërua me tensione të shumta, teksa mbështetës të opozitës protestonin jasht ambienteve të Legjislativit.

Çuçi tha gjithashtu se nëse do të vijohet me të njëjtën situatë nga ana e opozitës, duke penguar seancat plenare, do të ketë kërkesa të tjera nga ana e mazhorancës për përjashtimin e cilitdo që pengon punimet e Kuvendit.

“Kjo ishte shfaqja dhe përdorimi më i shëmtuar që mund të bënin kolegët. Ne jemi mandatuar nga shqiptarët për të bërë jetë parlamentare normale.

Nëse ata nuk e kanë kuptuar ende dhe nëse nuk e kana marrë këtë mesazh nga shqiptarët, ne do të vijojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare apo mbledhjet e rëndësishme të Komisionit Parlamentar.

Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar dhe i vendos para për t’i futur me zor, është një teatër as absurd jo, por teatër kukullash”, tha Çuçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026