“Djali 3-vjeç më tha se e dhunoi edukatorja”, babai: Kërkova pamjet e kamerave…
Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.
Ai ka treguar për “People” se djali kishte 3 muaj që shkonte në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit. Rrapa ka treguar momeëntin e parë kur ka mësuar se fëmja i tij ishte dhunuar dhe se si kërkoi të hapte kamerat.
“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”,-tha Lorenc Rrapa.
Më pas kur kanë shkuar për të fjetur gjumë ai e ka pyetur sërish 3-vjeçarin.
“I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka nbdodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka godrut Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmën kur shkuam në kospht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.
Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe ka siguruar pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenca Rrapa ka bërë denconimin e saj në polici.
Euronews Albania mëson se pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.
Ndërkohë vendodhja e saj nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit