“Djali i vdekjes”, bashkimi i dy kulturave në tokën e historive të patreguara
Pak kohë para se Muzamil të lindte, një i moshuar e parashikoi vdekjen e tij në moshën 20-vjeçare.
I ati i Muzamilit nuk e duroi dot mallkimin dhe vendos të largohet. Sakina e rrit fëmijën e saj si nënë e vetme, duke e mbrojtur nga gjithçka. Një ditë, Muzamil mbush 19 vjeç. Është kjo historia që ka ngacmuar regjisorin nga Sudani
“Në Sudan aktualisht nuk kemi kinematografi. Mendoj se mungesa e kinematografisë në këto 30 vite të fundit është diçka e keqe, por në të njëjtën kohë, është shumë pozitive sepse mendoj se kemi fat që gjenerata ime, si regjisor në Sudan, të ketë mundësinë të fokusohet në tokën e historive të patreguara. Kishim modele afrikane, arabe, por realisht është diçka e re të shohësh kombinimin, dhe mendoj se Sudani është bashkimi i tyre”, – thotë regjisori Amjad Abu Alala.
Filmi është një bashkëprodhim i Francës, Norvegjisë, Gjermanisë dhe Egjiptit. I përzgjedhur në Festivalin e Filmit në Venecia, ky film ka fituar “Luanin e së Ardhmes” për Filmin e Parë më të Bukur.
“Objektivi im ishte për të krijuar një format me një cilësi të mirë, meqenëse vendosa të realizoj një film të menduar dhjetë vite më parë. Isha shumë i vendosur për të pasur një cilësi të lartë të formatit. I referohem cilësisë së interpretimit, asaj vizuale, dhe gjithashtu mënyrës së bashkëpunimit me sudanezët”, thotë regjisori.
Filmi është shfaqur në pjesën më të madhe të Shteteve Evropiane dhe mbetet në ekran si shembull bashkëpunimi midis Veriut dhe Jugut, një histori që ka të bëjë me traditën, fenë dhe besimet.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor