‘Djegia e mandateve, gabim fatal’, Kryemadhi: Krijuam sistemin si të Putinit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pranoi faktin se djegia e mandateve nga ana e opozitës në vitin 2018, ishte një gabim fatal që krijoi sistemin politik të njëjtë me atë në Rusi, ku presidenti rus, Vladimir Putin ka përballë një opozitë fasadë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kryemadhi deklaroi se marrëveshja e 17 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit, Lulzim Basha ishte rezultat i një interference të një lloj politike me drejtim lindor.
Në lidhje me financmet ruse në PD, Kryemadhi nuk beson se ish-kryeministri, Sali Berisha është i implikuar.
“Nuk mendoj kështu, sepse për aq kohë sa unë kam bashkëpunuar me zotin Basha, mendoj që përsa i përket menaxhimit brenda godinës, ai e menaxhonte vetë. Nuk e besoj që është konsultuar, por kapja peng e ka kthyer atë në një përdorim.
Edhe 17 maji i 2017, ka qenë si rezultat i një interference të një lloj politike me drejtim lindor. Marrëveshja e 17 majit që na çoi në djegien e mandateve, që ishte gabim fatal, krijuam të njëjtin sistem politik që ka krijuar Putini në Rusi me një opozitë fasadë, që blihet apo shantazhohet”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar