Djegia e 3 makinave në Vlorë, arrestohet porositësi dhe zjarrvënësi
Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mëngjesin e të martës në lagjen “Pavarësia”, ku u dogjën qëllimisht 3 automjete të parkuara.
Hetimet e thelluara çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrance të 2 prej autorëve të dyshuar, njëri prej tyre porositësi dhe tjetri zjarrvënësi.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.
“Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien”, njofton policia e Vlorës.
Materiale procedurale në ngarkim të tre personave të përfshirë i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë