Djokovic eliminohet nga Indian Wells, e mposht numri 85 në botë
Novak Djokovic i ka dhënë lamtumirën kompeticionit të radhës në tenis, pas një humbje të papritur ndaj një kundërshtari aspak favorit. Në Indian Wells, serbi u tregua i pafuqishëm ndaj Van De Zandschulp, i cili arriti të triumfojë në 1/32. Dueli nisi mjaft mirë për holandezin që arriti të bindë që në setin e parë të lojës, ku arriti të sigurojë rezultatin 2-6.
Në vijim, Djokovic u tregua i saktë duke e mposhtur atë 6-3 e dhënë idenë se përmbysja do të ishte veçse çështje kohe.
Asgjë nuk rezultoi e tillë, pasi Van De Zandschulp e fitoi setin e tretë të lojës dhe të dytin personal, duke siguruar kualifikimin më tej. Një rezultat i thellë 1-6 në favor të 29-vjecarit Botic Van De Zandschulp. Një shuplakë kjo në fytyrën e Djokovic, i cili ishte ndër favoritët për fitimin e trofeut, por Indian Wells, duket se nuk i sjell shumë fat serbit.
Një fakt tejet interesant është ai se holandezi renditet i 85-ti në botë, sa i përket renditjes së përgjithshme të tenistëve, ndërsa Djokovic në vendin e 7-të, pasi ka lëshuar mjaftueshëm terren në disa gara. Botic Van De Zandschulp në raundin tjetër të kompeticionit do të përballet me argjentinasin Cerundolo, që në 1/32 fitoi ndaj amerikanit Mc Donald.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit