“Do bëhen lepuj, sa t’u bjerë telefoni nga…”- Bejko komenton lëvizjet e Bardhit

13 Prill 2024 | 16:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euroneës Albania ku komentoi lëvizjet e fundit politike në vend, kryesisht ato në kampin opozitar.

Bejko e quajti kërkesën e Bardhit në Kuvend për të futur në grupin e PD Sali Berishën e përjashtuar tashmë, si një lëvizje djallëzore dhe imorale.

Ai theksoi se Bardhi me këtë veprim i vjen në interes klasës së vjetër politike duke zvogëluar fuqinë e SHBA-ve në Shqipëri.

Por nënkryetari tha se të gjithë ata që mbështesin këtë qasje do të ndryshojnë qëndrim kur ambasada t’i marrë në telefon dhe t’u kërkojë llogari.

“Lëvizja e Bardhit është lëvizje imorale pasi ka kapërcyer mbi vetveten. Por nga ana tjetër është lëvizje djallëzore pasi përmes këtij veprimi duan të zvogëlojnë fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kjo u leverdis të gjithë klasës së vjetër politike, si Sali Berishës dhe Edi Ramës si dhe të gjithë atyre që mbështesin këta të dy. Sepse duan t’u thonë shqiptarëve që “ne nuk pyesim shumë për këto fuqi madhore, gardiane të demokracisë Perëndimore dhe botërore, por ne vendosim vetë këtu dhe nuk pyesim askënd”. Por e kanë gabim dhe do ta shikojnë siç e kemi parë dhe në të shkuarën se sa t’u bie një telefonatë nga “Rruga e Elbasanit” do bëhen si lepuj dhe do t’ia hedhin fajin njëri tjetrit, jo e kisha unë fajin, jo e kishe ti fajin”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026