Argita pasardhëse e Berishës? Bejko: Gafë kur tha se ishte nga shtresa e mesme

7 Janar 2024 | 14:44

Pedagogu Roland Bejko është shprehur se prezenca e Argita Mallteze, e bija e Sali Berishës, kohët e fundit në PD, e ka dëmtuar këtë organizatë politike.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se Malltezi është ‘non grata’ duke shtuar se nuk ka asnjë aktivitet politik të spikatu e se çdo gjë e ka fituar me emrin e babait.

Mes tjerash ai komentoi dhe deklaratën e saj ku tha se është shtresë e mesme, duke shtuar kjo është e pafalshme.

“Më vjen keq për Berishën sepse edhe unë jam rritur në PD . Kam qenë 20 vjeç kur kam hyrë në PD. Argita Malltezi, nuk thotë asgjë për mua. Prezenca e saj e ka dëmtuar dhe më shumë atë organizatë politike.

E shoh të pashpresë atë organizatë politike. Argita është ‘non grata’, ashtu siç është dhe babai i vet, e dyta nuk ka ndonjë  aktivitet të spikatur politik, e treta nuk ka fituar asgjë vetë në jetë, të gjithë i ka fituar me emrin e babait. Mund të jetë profesioniste shumë e mirë si pedagoge, por të dalësh të thuash se jam shtresë e mesme, i bie që unë jam në varfëri ekstreme. Kjo është një gafë e pafalshme”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026