English

“Do jem i zoti me i ba 3 mln €”- Bisedat e Breçanit me të birin, këshillat për Matën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, ku mes tyre ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

- Advertisement -

Në dosjen hetimore të siguruar nga Euronews Albania, ish-drejtuesi i policisë së Tiranës Erzen Breçani, duket se ishte në dijeni të aktivitetit të trafikut të kokainës të kryer nga djali i tij Eralbi Breçani.

Sipas dosjes së SPAK Ervin Mata i cili ka edhe lidhje krushqie me Erzen Breçanin, pasi motra e tij është martuar me djalin e Erzenit, i thotë se do t’i ofrojë 500 mijë euro për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i.

Në një moment tjetër në dosje përmendet emri i këngëtares Elvana Gjata si garancia e kalimit të parave të të fejuarit të saj, Ervin Mata. Këngëtarja siç duket kishte vënë në dispozicion të Matës edhe llogarinë bankare. Kjo del nga një bisede mes Erzen Breçanit dhe të birit.

Breçani i kërkon djalit të tij që t’i gjejnë 300 mijë euro vetë dhe të mos ia marrin borxh Ervin Matës. Sipas dosjes hetimore djali i Berçanit ka dërguar 350 mijë euro që i duheshin për ndërtimin e turbinave të HEC-it.

“Erzen Breçani flet me të birin dhe i tregon që aparatin telefonik ja ka dhënë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë më Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit që po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë më aktivitetin e tij jashtë shteti duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për ti vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin. SPAK thotë se Erzen Brecani ka marrë më pas nga i biri shumën prej 350 mijë eurosh dhe ka blerë turbinat për HEC”, thuhet në dosje.

Marrja e kësaj shume të konsiderueshme parash nga i biri, që del se i ka përftuar këto para nga aktiviteti i paligjshëm i drogës me të cilin po merret, ka çuar edhe në akuzën e ngritur nga SPAK në drejtim të Erzen Breçanit, për pastrim parash.

“Për këtë shkak shtetasi Erzen Breçani dyshohet për pastrim parash, sepse dyshohet se ai ka dijeni për aktivitetin ku ishte përfshirë i biri. Nga biseda e zhvilluar krijohen dyshime se shtetasi Eralbi Breçani ka dërguar një shumë prej 350 mijë euro tek Erzen Breçani para zhvillimit të kësaj bisede. Po në vazhdim të komunikimit, Erzen Breçani duke i shpjeguar të birit situatën, se Ervin Matës nuk i kërkon para. Por nëse do kishte nevojë për para do ja kërkonte babait të tij, Luanit, të cilit i referohet në bisedë me ‘Luan’. Ai më pas komunikon me të për detaje që lidhen me aktivitetin kriminal.

Po kështu gjatë bisedës, Erzen Breçani, e mëson të birin edhe si të komunikojë me Ervin Matën dhe të ketë kujdes e të mos flasë për biseda kokaine. Gjithashtu ai zotohet se do të bëjë 3 miljon euro me punë të pastër.

“Erzen Breçani i tregon të birit në vazhdim si të komunikoj me Ervin Matën dhe si të flasë në takim duke i dërguar mesazhet: ‘….Nuk merrem thuej me asgja. Baba e mixht e mij i kan ba tre miljon euro për pes vjet, e na kan majt me lek, me shpia, me pun të pastër, dhe un do jem i zoti me i ba tre miljon euro me mixhen tem pa drog, pa pun te pista, kaq asht e vërtet dhe thuja në mes tanve….Mos fol gja në sy të tij pun droge e gjana se asht i infiltruar i policis në grupet kriminale se kam pyet qysh herën e parë…’.

“Më 29 Shtator 2020, Ervin Mata tregon bashkëbiseduesit të tij që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, dhe të presë nesër që të dalë në gazetë. Ervin Mata, evidentohet se ka komunikime edhe me shtetasin Eralbi Breçanin, të cilin e orienton në lidhje me aktivitetin e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në përgjime.

Një nga këto biseda midis Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit është edhe ajo e datës 10 Gusht 2020. Ku Mata I shpreh Breçanit, me të cilin ka edhe raporte familjare, se është i pakënaqur nga puna që ka bërë, lidhur me një trafikim të një sasie lënde narkotike.

“Më datë 10 Gusht 2020 në orën 13:39, Ervin Mata i dërgon mesazhe Eralbi Breçanit me këtë përmbajtje: Mata: Dua çdo gjë transparent me mua.

E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhash me 23 ne Valencia më thoje 12…

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?