“Do ketë dhunë”…paralajmërimi i fortë i Miniç për protestat në Beograd

24 Dhjetor 2024 | 21:20

Jelica Miniç, nga lëvizja evropiane në Serbi tha në emisionin Now në Euronews Albania se protestat masive kundër Aleksandër Vuçiç që kanë përfshirë Serbinë ditët e fundit mund të shtypen me dhunë.

Ajo tregoi se nëpër rrugët e Beogradit ka persona të maskuar, është një lloj falange që përdoret nga Vuçiç që përpiqen të provokojnë, madje edhe t’i dhunojnë studentët.

“Protesta është ende gjallë dhe është një nga më të mëdhatë që ka përjetuar ndonjëherë në Beograd. Ka skenarë të ndryshëm se mund të ketë një grevë të përgjithshme, mundësia e dytë është që të ketë një qeveri tranzitore, e treta është më pak e dëshiruar se ka përçarje të madhe brenda shoqërisë dhe ky skenar do ishte shumë i rrezikshëm, që do të thotë se mund të ketë konflikt dhe dhunë pra një zgjidhje të dhunshme. Shpresojmë që qeveria tranzitore të jetë zgjedhja më e mirë, edhe pse vështirë të pranohet nga autoritetet. Ka dhunë nëpër rrugë, ka persona të maskuar, është një lloj falange që përdoret nga Vuçiç që përpiqen të provokojnë, madje edhe t’i dhunojnë studentët”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një...
18:43 | 02/07/2026

“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave

Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat...
17:41 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026