“Do ketë rigjykim të çështjes”- Nesho: Çfarë ndodh nëse Trump ndalohet në zgjedhje
Ceo i kompanisë “Harris X”, Dritan Nesho, është shprehur se do të ketë një rigjykim në shkallë të tjera të çështjes ku ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shpall fajtor.
Komentet Nesho i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se nëse gjykata do të ndalojë Trump të marrë pjesë në zgjedhje, gjysma e amerikanëve do të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre për të votuar.
Ai tha gjithashtu se nëse Trump do të ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje, do të ketë një bashkim më të fortë në kampin republikan, çka sipas tij do të sjellë një energji të re që do të japë rezultate në zgjedhjet e nëntorit.
“Realiteti është që demokracia kudo është e rrëmujshme, kudo është e vështirë dhe nuk është e lehtë. Është një proces që qëndron te kontrollet dhe balancat në sistemin që ekziston. Problemi është kur këto kontrolle e balanca thyhen. Tani për tani nuk janë të thyera. Është niveli i shtetit të Nju Jorkut që do të ketë një Apel për këtë çështje, është sistemi Federal dhe Gjykata e Lartë. Këtu ka shumë nivele që do ketë një rigjykim të çështjes.
Sistemi amerikan ne na jep shumë leksione në kohë reale. Shikoni se çfarë ndodh në Amerikë. Votuesit amerikanë nuk duan interferencë në procesin zgjedhor, sidomos me këto çështje të cunguara. Këtu ke një zgjedhje që është unike për Amerikën. Janë 2 kandidatë që 60 % e votuesve nuk duan që këta dy kandidatë të jenë në primaret e partive të tyre.
Nëse drejtësia amerikane e fut Trump në burg, apo e ndalon në proceset elektorale, atëherë këtu ke gjysmën e amerikanëve që do të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre për të votuar. Nëse gjykatësi merr vendim të fortë kundër Trump, do kemi një bashkim të faktorit Republikan, që do i japë energji bazës republikane dhe kjo energji do bëjë një diferencë shumë të madhe në nëntor”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem