“Do ngjallë xhelozi te…”, Bregu tregon si ndikojnë marrëveshjet me Italinë

13 Nëntor 2025 | 21:50

Pedagogu dhe gazetari Zylyftar Bregu ka komentuar në një intervistë për Noë mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, e cila u zhvillua me synimin për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Bregu thekson se takimi, i cilësuar nga kryeministri Edi Rama si “një ditë historike” në marrëdhëniet dypalëshe, është një hap pozitiv me rëndësi simbolike dhe politike, por që, sipas tij, kërkon më shumë transparencë.

“Mbledhja e përbashkët e dy qeverive është e rëndësishme dhe pozitive në simbolikën e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve. Italia është një partner i rëndësishëm ekonomik, një avokate në integrimin e Shqipërisë në BE. Italia ka interes që Shqipëria të jet stabile, e fortë ekonomikisht dhe të mos ketë trauma sociale sepse rrezikon veten e vet. Ka interes që krimi i organizuar të luftohet sepse mund të eksportohet atje.

Mendoj se marrëveshjet nuk janë 15 apo 16, janë vetëm 6, të tjerat janë memorandume dhe protokolle.

Marrëveshjet kanë nevojë për transparencë sepse duhet parë çfarë interferon kjo marrëveshje në raportet e Shqipërisë me NATO-n”, tha ai.

Bregu shtoi gjithashtu se thellimi i bashkëpunimit me Italinë në fushën e mbrojtjes mund të “ngjallë xhelozi” në marrëdhëniet me Greqinë.

“Nëse marrvëshja me Italinë na shton pavarësinë në fushën e mbrojtjes, mund të shkaktojë xhelozi te fqinji tjetër, që është Greqia. Ka nevojë për transparencë për atë se çfarë fitojmë dhe çfarë rrezikojmë nga këto marrëveshje”, tha Zylyftar Bregu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026