Do pastronin para të ‘Cosa Notras-s’, gjykata dënon kunatin dhe shoferin e Taçit

25 Prill 2023 | 15:33

GJKKO ka dënuar me burg kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit.

Bëhet fjalë për 11 vite burg për Artur Ballën, kunatin dhe 10 vite burg për Bledar Lilon, shoferin.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që 18 milionë eurot, të cilat janë të bllokuara gjatë operacionit, t’i kalojnë shtetit.

Artur Balla dhe Bledar Lilo që akuzohen për pastrim parash, përfitojnë gjykim të shkurtuar.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021.

Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve përfshin edhe një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, ku paratë që duheshin pastruar do të lëviznin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të Cosa Nostra-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026