Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, kush është 13-vjeçarja nga Durrësi

22 Nëntor 2023 | 17:23

Kjo është Viola Gjyzeli, 13-vjeçarja nga Durrësi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin për Fëmijë. Gjithçka nisi 6 vite më parë, kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe, por me ëndrra të mëdha për muzikën.

“Në fillim fare kam ndjekur motrën time, sepse dhe ajo këndon e unë kam ndjekur hapat e saj”,-tha Viola Gjyzeli.

Për t’u futur në rrugën e muzikës, Viola preferoi të shkelë shtigjet më të vështira, siç ishin konkurset, kombëtare e ndërkombëtare, ndonjëherë duke lënë pas dore edhe pasionet e tjera.

“Rrugëtimi i Violës ka qenë i gjatë, me shumë sfida. Ajo është një fëmijë jashtëzakonisht i talentuar, por kjo nuk të bën një rrugëtim të thjeshtë. Jo gjithçka varet nga talenti, ka dhe shumë punë nga pas”,- tha Olta Juba, mësuesja e kantos e violës

 “Shpeshherë jam mërzitur, sepse për shkak të këngës më duhej të lija stërvitjen, por i kam rikuperuar e do vijoj ta bëj, do ta ndjek dhe basketbollin dhe muzikën”,-tha Viola Gjyzeli

Sfida e radhës është Eurovizioni për Fëmijë, një festival tek i cili kjo vajzë e vogël do të përfaqësojë Shqipërinë, por pa mbështetjen minimale nga kjo e fundit.

 “Prindërit e Violës janë shumë të dedikuar në të realizuarit të ëndrrave të Violës. Na duhet ta pranojmë, që ka një kosto monetare aspak të vogël në momentin që ti del jashtë Durrësit dhe punon në studio që kanë një standard. Bëhet fjalë për çmime që e kalojnë trefishin e rrogës minimale të një familje shqiptare, prandaj nuk është një investim i vogël”,-u shpreh mësuesja.

 “Dhe duke qenë që sot ne po flasim për një kompeticion që i kalon kufijtë lokal, normalisht që ka nevojë edhe për mbështetjen institucionale, qoftë edhe vetëm vëmendje. Pushtetin që ka reklamimi nga një institucion nuk e ka kurrë pushtetin që ka reklamimi nga një individ. Normalisht, kur ankohemi në fund për atë renditjen që marrim, harrojmë që kemi qenë ne të parët që nuk kemi reklamuar sa duhet këtë përfaqësimin tonë. Unë jam e bindur që një pjesë shumë e madhe as nuk e dinë fare se cila është kënga që e përfaqëson këtë vit Shqipërinë.”

Viola do të këndojë “Bota Ime” në festivalin e këtij viti, që do të mbahet më 26 nëntor në qytetin e Nicës me 16 shtete pjesëmarrëse. Kënga është shkruar nga Enis Mullaj dhe Eriona Rushiti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026