“Do ta bëjë Himarën greke”, Beleri i përgjigjet gazetarëve: Zëdhënës bandash

11 Dhjetor 2023 | 21:50

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg prej 7 muajsh tha në një intervistë ekskluzive për drejtuesen e emisionit Now në Euronews Albania, Erla Mëhilli se qytetarët e Himarës meritojnë të kenë kryebashkiakun që kanë votuar në 14 maj.

Teksa u pyet lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit.

Beleri u tregua kritik ndaj deklaratave nacionalistë të disa gazetarëve që flasin për greqizim të Himarës, të cilët i cilësoi zëdhënës bandash.

“Janë ca gazetarë që po thonë po rrezikon Himara, por e çon Beleri në Korfuz. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk  funksionojnë. Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitet në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë jo në Himarë, atje nuk merret njëri me etninë”, tha Beleri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
11:51 | 11/07/2026

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026