“Do ta bëni sot!”- Dëshmia e plotë e vrasësit të Liridonës: Plani ndryshoi papritur

27 Janar 2024 | 16:09

Teksa po mbushen 2 muaj nga vrasja e bujshme e Liridona Ademaj, janë publikuar dhe dëshmitë e plota të dhëna përballë hetuesve nga të pandehurit.

Pas dëshmisë të Naim Murselit, mediat kosovare kanë publikaur dhe dëshminë e ekzekutorit Granit Plava.

Në deklarimet e dhëna përballë hetuesve, Plava ka pranuar se ka qenë bashkëshorti i Liridonës, Naimi, ai i cili ka porositur vrasjen në këmbim të 30 mijë eurove.

Ekzekutori ka pohuar se plani i vrasjes është realizuar brenda 1 javë që nga momenti që Naimi ia ka komunikuar.

Fillimisht Naimi i ka urdhëruar që vrasja të kryhet kur ai të ndodhet në Shqipëri, por më pas ka anuluar planin dhe ka kërkuar me ngulm që ekzekutimi të kryej ditën e ngjarjes.

Gjithashtu Musreli i kishte premtuar ekzekutorit se edhe nëse ai do të kapej, do ta ndihmonte të dilte për shkak se do të ndikonte me para.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje. Në ditën e vrasjes më ka telefonuar në Ëhatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishë goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një gomisterie, pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i kësaj gomisterie”, ka dëshmuar Plava.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026