“Do ta merrni vesh shumë shpejt”-  Murrizi flet pas daljes nga SPAK

18 Mars 2025 | 12:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, u paqrait paraditen e kësaj të marte Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për rreth 45 minuta.

Pas përfundimit të dëshmisë, Murrizi konfirmoi se ishte thirrur në SPAK për një kallëzim që ai kishte bërë, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi dosjen në fjalë. Ai shtoi se informacioni lidhur me këtë çështje pritet të bëhet i njohur shumë shpejt.

Murrizi theksoi gjithashtu se kishte shkuar në SPAK me duar në xhepa, pasi nuk ishte një person nën hetim dhe nuk kishte nevojë të merrte me vete materiale shtesë që mund t’i nevojiteshin. Ai e cilësoi këtë si një akt të zakonshëm, duke u shprehur se nuk kishte marrë as kartën e identitetit, pasi nuk kishte pasur nevojë për të.

“SPAK-u ka kryer punë me Myslimin, bashkë me të gjitha prokuroritë e Shqipërisë. Jam i pari që jam hetuar për 10 muaj rresht nga një grusht fëlliqësirash në Policinë e Shtetit. Do ta merrni vesh më vonë. Oficeri më shoqëroi tek një prokuror, të cilin nuk e njoh, nuk ia mora kartën e identitetit, sepse nuk kisha marrë as kartën time me vete. Unë hyra me duar në xhepa, materialet shtesë i kanë ata që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë, nuk kam nevojë për letra. Isha i thirrur si një nga 3.8 milionë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarët”, deklaroi Murrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026