Ish-deputeti Myslim Murrizi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

18 Mars 2025 | 12:00

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme.

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti tha se ishte thirrur në SPAK për një kallëzim që kishte bërë. Ai nuk dha detaje mbi dosjen për të cilën ishte thirrur, por shtoi se gjithçka pritet të merret vesh shumë shpejt.

“SPAK-u ka kryer punë me Myslimin bashkë me të gjitha prokuroritë e Shqipërisë, jam i pari që jam hetuar 10 muaj rresht nga një grusht fëlliqësirash në Policinë e Shtetit. Do ta merrni vesh më vonë. Oficeri më shoqëroi tek një prokuror, nuk e njoh, nuk ia mora kartën e identitetit, se nuk kisha marrë as kartën time me vete. Unë hyra me duar në xhepa, materialet shtesë i kanë ata që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë, nuk kam nevojë për letra. Isha i thirrur si një nga 3.8 milionë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarët”, tha Murrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026