‘Do të asimilohen në 1000%’, Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin për Kosovën

28 Nëntor 2022 | 22:02

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se Serbia është shteti më i interesuar që Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se aktualisht, në Kosovë, 4% e popullsisë është serbe.

Sipas tij, nëse ndodh bashkimi Shqipëri-Kosovë, një asosacion serb do të asimilohet në 1000%.

“Në bindjen time, shtet më të interesuar që Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë, është Serbia. Pse? Për sa kohë do të mbajë një shtet të vogël, të dobët, të korruptuar, me probleme etnike, asosacione, pavarësia dhe sovraniteti i këtij shteti të vogël që quhet Kosovë, do të jetë gjithmonë në një shtet të minuar. Serbia është shteti më i interesuar kundër bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të jeni të bindur, që në një moment të caktuar, sovraniteti do të jetë i cunguar. Në Kosovë kemi 4% serbë. Nëse do të jetë Shqipëri dhe Kosovë, një asosacion serb do të asimilohet në 1000%. Madje, ata do ndihen të lumtur, se ne shqiptarët e Shqipërisë, i vendosim këtu në kurriz minoritetet, i mbajmë më mirë se vetja”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026