“Do të ketë shkarkime”, Haxhiu për vrasjen e 35-vjeçares: Mund të ishte parandaluar

1 Dhjetor 2022 | 11:26

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes urgjente me ministrat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku u vra 35-vjeçarja, ka paralajmëruar se do të ketë shkarkime të zyrtarëve në institucionet të cilat kanë neglizhuar punën lidhur me  rastin në fjalë.

“Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të japë dorëheqje. Ju garantoj se nëse shohim që ka dështuar dikush, do të ketë dorëheqje e shkarkim. Por keni parasysh, dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se vrasja e 35-vjeçares Hamide Magashit nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili mund të ishte parandaluar, duke qenë se konfliktet mes çiftit ishin denoncuar më parë.

“Me urgjencë kemi mbledhur Grupin Ndërministror. Sipas informacioneve nga policia, viktima kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike, dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Papërgjegjësi institucionale dhe e prokurorit të rastit”, shtoi Haxhiu.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026