Do të përballet me drejtësinë apo do ta sfidojë atë? Përgjigjet Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me arsyet e marrjes së tij në pyetje nga SPAK.
I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, nëse do të përballet me drejtësinë apo do ta sfidojë atë, Meta hodhi akuza të forta mbi Prokurorinë e Posaçme.
Kreu i PL tha se SPAK po heton palmat e marra për një festë në banesën e tij dhe nuk heton shkeljet e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Ai shtoi se nuk ka ndërmarrë asnjëherë asnjë vendim që shkel ligjin dhe cënon interesin publik.
“E para njëherë kjo nuk është drejtësi, por është degjenerim. Është degjenerim, pasi përpiqet të mbrojë Edi Ramën nga aferat monstruoze. Është degjenerim se më pyet mua për palmat që solli dhe mori Alberto Brenda 24-orëve dhe nuk pyet Edi Ramën për 17 vendimet e qeverisë. Nuk pyet njëherë Edi Ramën për dosjen e Sali Berishës, kur dihet që destinacionin ia ndryshoi Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Kur ai e di shumë mirë që Erion Veliaj tjetërsoi kompetencat e tjetërkujt dhe e zhyti Tiranën 30 vjet në borxhe për një incenerator që nuk ekziston. Me fundërrinat e “Ramaformës” dhe me laraskat e tyre, përballem këtu, matanë detit dhe matanë oqeanit dhe ku të kenë dëshirë. Ilir Meta në gjithë aktivitetin e tij nuk ka asnjë akt asnjë vendim që cënon interesin publik dhe ligjin. Aty në majën e të gjitha skandaleve është Edi Rama”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit