“SPAK kontrollohet nga Rama”, Meta: Pse u thirra në Prokurorinë e Posaçme

13 Qershor 2024 | 15:24

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat nga selia e PL akuzoi SPAK se është i varur plotësisht nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët për arsyen pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme, Meta u shpreh se ishte thirrur në SPAK si denoncues i aferave të qeverisë.

“Jam thirrur në cilësinë e denoncuesit të ‘Rama-reformës’ që u firmos me 140 deputetë, pastaj vazhduan ata; emëruan Arta Markun që vazhdoi emërimet sipas qejfit të vet, emëroi KLP, dhe KLP zgjodhi SPAK sipas qejfit të vetë. Sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfet dhe kjo s’mund të ndodhte kurrë pa SPAK, që kontrollohet plotësisht nga Edi Rama. Jam thirrur si denoncues dhe bllokues për planet për ndarjen e Kosovës që mund të sillnin Ukrainën në Ballkan. Jam thirrur si denoncues i aferës së detit që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën. SPAK ka përgjegjësi për vrasjen në Elbasan, ishte detyrë e SPAK të ndiqte denoncimin  për njerëzit e pushtetit dhe ja kaloi Prokurorisë së Elbasanit që ishte në konflikt të hapur interesi”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026