“Do të zhytem vetë”- Kryebashkiakja e Parisit i përgjigjet kritikave për lumin Senë

12 Korrik 2024 | 13:41

Shqetësimet në rritje për nivelin e papastërtisë në lumin Senë kanë detyruar kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo, të premtojë se do të zhytet vetë për t’ju vërtetuar kritikuesve se e kanë gabim.

Ky premtim, i cili vjen në një kohë kur do të zhvillohen edhe Lojërat Olimpike të Parisit, lidhet me një plan investimi prej 1,4 miliardë eurosh për pastrimin e lumit, të udhëhequr nga vetë kryebashkiakja. Sipas rezultateve testimi i ujit tregoi se lumi kishte nivele të pranueshmë bakteresh.

Kështu në  një intervistë për Radio France, Hidalgo bëri të ditur sfidën që ju ka hapur kritikëve, duke u zotuar se do të zhytet javën e ardhshme në lumin Senë. Në muajin shkurt, sipas Associated Press edhe presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se do të lahej në Senë, por më pas e hodhi poshtë premtimin e tij.

Edhe pse noti në lumë është ndaluar që prej vitit 1923, Franca do të zhvillojë aty dy ngjarje olimpike, triathlon dhe notin maratonë , të cilat janë planifikuar të zhvillohen Senë së bashku me ceremoninë e hapjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026