“Do t’i bashkohem grupit të PD”- Andrea Mano merr mandatin e Ervin Salianjit

12 Tetor 2024 | 14:13

Ish-kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano, ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të lënë vakant pas dënimit me një vit burg të deputetit të juglindjes, Ervin Salianji.

Ndërkaq Mano ka bërë me dije se ka dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

“Unë jam në fazën që kam marr një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD,” –tha Mano.

Në vijim, ai ka bërë me dije se në zgjedhjet e vitit 2021 ka marrë afro 6 mijë vota, edhe në kushte kur në këto zgjedhje nuk ka pasur një zonë të caktuar si kandidatët e tjerë.

Më tej, ish-kryetari i Degës së Korçës është shprehur se në vitin 2021, së bashku me kryesinë e Degës së PD-së, janë larguar në shenjë proteste ndaj Lulzim Bashës, duke mbetur anëtar i thjeshtë i selisë blu.

“Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtareve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike,” –shtoi ai.

Andrea Mano për 8 vite ka qenë kryetar i Degës së PD-së për Korçën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026