“Do t’i dëbojmë kriminelët”, zotimi i Scholz në Bundestag: Do ashpërsojmë rregullat

7 Qershor 2024 | 15:37

Kancelari Olaf Scholz është zotuar se Gjermania do të nisë dëbimin e kriminelëve nga Afganistani dhe Siria, pas një sulmi me thikë të një emigranti afgan që la 1 të vdekur dhe 4 të plagosur javën e kaluar në Menhajm. Agresori 25-vjeçar kishte ardhur në Gjermani në 2014 si azilkërkues.

Duke folur përpara Parlamentit gjerman, Scholz premtoi se rregullat e dëbimit për këdo që kryen apo mbështet aktet kriminale apo terroriste do të forcohen.

“Ne do të ashpërsojmë rregullat e dëbimit në mënyrë që edhe falja e krimeve të terrorizmit të shoqërohet me largim. Kushdo që lavdëron terrorizmin është kundër vlerave tona dhe duhet të dëbohet”, tha Scholz.

Aktualisht Gjermania nuk i dëbon azilkërkuesit e dënuar në Afganistan ose Siri, por kancelari tha se qeveria e tij po punon për një zgjidhje që do të mundësojë largimin e tyre në Afganistan ose vendet fqinje.

Emigracioni ka qenë një ndër çështjet kryesore të së djathtës ekstreme dhe disa parti e kanë përdorur për të siguruar vota në zgjedhjet evropiane.

Scholz dhe social-demokratët e tij, sikurse edhe parti të tjera të rëndësishme, janë përpjekur të shfaqen si të ashpra ndaj emigracionit dhe Islamit radikal, me shpresë se votuesit nuk do t’i kthejnë sytë nga ekstremistët e Alternativës për Gjermaninë për të zgjidhur këto çështje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026