Do t’ia dal pa mbështetjen e oligarkëve, thotë Alimehmeti
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se do t’ia dalë pa mbështetjen e oligarkëve në garën për Bashkinë e Tiranës, nëse del fitues në primaret e Partisë Demokratike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se do pranojë financime për fushatë elektorale, vetëm nëse gjithçka është brenda ligjit.
“Jemi mësuar aq keq për të përdorur metodat e këqija dhe të dënueshme me ligj, të përdorimit të parasë atje ku nuk lejohet, te blerja e votës, saqë na duket tashmë krejt normale. Kjo është e dënueshme me ligj.
Ne jemi parti e djathtë, nuk jemi kundër biznesit, nuk jemi kundra zhvillimit. Por me kusht që është konfrom ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare. Përsa i përket financimeve të fushatave elektorale, gjithçka brenda ligjit”, theksoi ai.
Alimehmeti shpalli kandidaturën për Primaret për Bashkinë Tiranë, këtë të mërkurë.
Nga selia blu, ai prezantoi zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë pjesë në Primaret e PD.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret