“Do vazhdojmë luftën”, paralajmërimi i Menës nëse miratohet Urdhri i Inxhinierit
Deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj po e organizojnë profesionin e inxhinierëve dhe atë të hidroteknikut në dy ligje të veçanta. Unioni i inxhinierëve shqiptarë thotë se në kalendarin e punimeve të kuvendit do të merren për shqyrtim dy iniciativat të ndërmarra nga deputetët.
Ndërkohë inxhinierja Dëshira Mena, drejtuese e unionit të inxhinierëve për ta diskutuar e cila tha se janë kundër kësaj nisme të ndërmarrë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se të gjithë argumentet që kanë do i çojnë në institucionet përkatëse ndërsa theksoi se ‘lufta’ e tyre do të shkojë deri në fund.
Më tej ajo shtoi se inxhinierët punojnë me tendera kombëtar dhe ndërkombëtarë.
“Ne nuk do të ndalojmë, argumentet do i marrim dhe do i çojmë tek të gjithë ata që dinë t’i lexojnë dhe t’I interpretojnë siç duhet, kushdoqofshin këto, Gjykata shqiptare, Kushtetuese të huaja. Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri sa këto të rrëzohen. Këto përplasje ligjesh ne do i rrimë strikt dhe do i qëndrojmë faktit që jemi një profesion i rregulluar, jemi në dorë të shtetit. Është normale që profesioni i inxhinierit përveç peshës që ka në inxhinieri të jetë i varur nga shteti.
Inxhinierët ndryshe nga mjekët dhe infermierët punojnë me tendera kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne punojmë nëpërmjet garave dhe tenderave që bëhen. Pushteti që merr ai që mban urdhrin, nuk është një pushtet thjesht për licencën e një individi është një pushtet për të menaxhuar gjithë tregun dhe industrinë në vend. Ky duhet të jetë një aset i shtetit”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë