“Do vi momenti që do përdorim forcën” -Dogjani: Po na pengojnë hyrjen në parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, deklaroi nga porta hyrëse e parlamentit se Garda po i ndalon me të padrejtë hyrjen në seancën plenare deputetëve të përjashtuar.
Dogjani tha se vendimi për përjashtimin e tyre përfundon më datë 21. Ai shtoi se me të padrejtë janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 15 ditë dhe jo me 10, që është afati maksimal.
Dogjani tha se deputetët presin të marrin pjesë në seancë, teksa shtoi se do t’i bashkohen dhe protestës së opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit.
Ligjvënësi demokrat tha se aktualisht ata kërkojnë të drejtat që i jep ligji dhe nuk do të përdorin forcën, të cilën nuk e përjashtoi si mundësi.
“Ne kërkojmë të hyjmë me ligj, nuk po përdorim forcë. Nuk mund të na ndalojnë me vendime të kundërligjshme. Jemi duke pritur që të hyjmë brenda dhe do të provojmë të hyjmë brenda. Jemi bashkë me protetsuesit, do shkojmë dhe aty, por vendimi është të hyjmë brenda. Ne kemi një vendim të Kuvendit që thotë më datë 21, megjithëse kemi një vendim të kundërligjshëm që na ka përjashtuar 15 ditë. Ne po bëjmë përpjekjet tona dhe thirrje që të hapim rrugën. Ne nuk po përdorim forcën, do vijë dhe momenti që do ta përdorim forcën por tani do përdorim të drejtën tonë që na jep kushtetuta.
Aksioni jonë përfshin mosbindjen civile. Do të përdorim të gjitha format dhe metodat demokratike për të sensibilizuar shqiptarët që të mbrojnë veten”, tha Dogjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh