Dodik: Marine Le Pen u dënua sepse është një kërcënim për sistemin 

31 Mars 2025 | 15:16

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha sot se kryetarja e partisë së djathtë të Rally Kombëtare Franceze, Marine Le Pen, është dënuar sepse ajo është një kërcënim për një sistem që nuk di të humbasë.

“Ashtu si në rastin tim, vendimi nuk u mor për shkak të ligjit – por për shkak të politikës. Ajo, si unë, po e paguan çmimin sepse ka mbështetjen e popullit që nuk mund të fitojnë në zgjedhje. Gjykatat janë bërë vegël e atyre që kanë frikë nga demokracia – sepse e dinë se nuk mund të kenë sukses kundër nesh në zgjedhje të ndershme”, shkruan Dodik në platformën “X”.

Në një mesazh në gjuhën angleze, ai deklaroi se “prandaj po mundohen t’i fshijnë me vendime, jo t’i mposhtin me argumente”.

“Kur do të ndaloni? Derisa të dënoni liderin e fundit demokrat? Je suis Marine”, shkroi Dodik.

Një gjykatë në Paris njoftoi më herët sot se kishte shpallur fajtore Le Pen për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026