Dokumentet “Non-papers” për Kosovën, Haxhiu: Synojnë të matin pulsin
Publikimi i dy dokumenteve “Non-papers” për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar mjaft debat në Evropë. Për analistin, Baton Haxhiu dokumentet synojnë të matin pulsin e opinionit publik.
“Shteti që drejton BE nga qershori ka si pikë kryesore të politikës së jashtme Kosovën, Bosnjën dhe Ukrainën. Përfaqësues të Sllovenisë kanë kërkuar nga Kina dhe Rusia nëse janë gati të njohin Kosovën nëse Serbia e njeh dhe kanë marrë përgjigje negative”, tha ai.
Këto dokumente tha z. Haxhiu propozojnë dy zgjidhje që njëra ka të bëjë me ndryshimin e kufijve dhe tjera me njohjen e një autonomie për veriun e Kosovës.
Analisti nënvizoi se deri tani nuk ka asnjë opsion tjetër ndërsa më shumë mbi pozicionet e fuqive të mëdha pritet të mësohet në Konferencën e Berlinit në shtator.
Nga ana tjetër, Andi Bushati thotë se nuk u beson këtyre dokumenteve pasi askush nuk e ka marrë autorësinë.
Analisti thotë se Kosova nuk duhet të hyjë në dialog me idenë për të bërë lëshim ndaj Serbisë.
“Shqiptarët duhet të hyjnë në këto procese duke hequr nga koka që Kosova duhet të bëjë lëshime për t’u bërë shtet i plotë. Nuk mund të kthehemi më në idenë q Serbia është faktor dhe do një shpërblim për të njohur Kosovën”, u shpreh ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit