“Dolën të pakënaqur brenda llojit”, debat në studio mes Lelës dhe Mërtirit

5 Dhjetor 2022 | 18:13

Aktivisti Ergys Mërtiri dhe gazetari Alfred Lela kanë debatuar në Euronews Albania lidhur me procesin e primareve të realizuar një ditë më parë nga Partia Demokratike.

Sipas Mërtirit, dje nuk pati garë të vërtetë për aq kohë sa zgjedhjet i organizon një njeri që quhet Sali Berisha dhe ‘vendos kë të dojë ai’.

“Nuk prisja ndonjë gjë, nuk ndodhi në sytë  e mediave, këtë e pamë për mes reagimit të vetë kandidatëve. Pamë shumë njerëz që u tërhoqën nga gara, shumë njerëz që denoncuan abuzime dhe madje dolën më shumë seç unë e kisha menduar. Për aq kohë sa zgjedhjet i organizon një njeri që quhet Sali Berisha, i bën ai, vendos kë të dojë ai, pra i ka të gjitha dhe prapë dolën kaq shumë reagime dhe kaq shumë kontestime e denoncime, kjo tregon që edhe në zgjedhje totalisht të njëanshme ka pakënaqësi”, – u shpreh Mërtiri.

Për gazetarin Alfred Lela, zgjedhjet ishin reale, me kandidatë realë në të gjitha qarqet.

“S’i bëri Sali Berisha, ishin 7 kandidatë në Tiranë, 5 diku tjetër. Mos t’ia hedhin fajin Sali Berishës për çdo gjë. Ka të meta, por jo në këtë rast”, tha Lela.

“Pse duhet të besojmë se kishte garë kur të gjitha palët janë të të njëjtit  krah të foltores dhe prapë dolën të pakënaqur brenda llojit”, u shpreh Mërtiri.

“Pra, derisa ka të pakënaqur, s’paskan qenë të komanduar dhe s’paska pasur hile”, u përgjigj Lela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023