“Fituan kamikazët e Berishës”, Brisida Gjikondi kritike për primaret në PD

5 Dhjetor 2022 | 14:20

Avokatja Brisida Gjikondi, ka komentuar procesin e primareve që u zhvilluar ditën e djeshme nga PD-ja.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se PD ka probleme të mëdha me ekzistencën e saj .

Më tej ajo theksoi se kreu i PD-së Sali Berisha po përdor një taktikë të pastër për të legjitimuar veten e tij, ndërsa shtoi se në të gjitha  qytetet kanë fituar mbështetësit e Berishës.

“Mendoj se kjo parti ka probleme të mëdha me ekzistencën e saj dhe kjo e primareve më duket më shumë në funksion për të legjitimuar Berishën si kryetar të asaj parti. Këto gjëra që ndodhin prapa janë për të ndikuar Gjykatën, për të ndikuar te Gjykata dhe opinioni që Berisha është kryetar i PD ndërkohë që ne kemi një ngrehinë që është pa letra  për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata të gjitha këto mund të dalin nul.

Është një taktikë të pastër të Berishës për të legjetimuar veten e tij në krye të asaj partie  dhe përdor këto taktika për të shpërndarë pushtet te anëtarët e partisë. Po të shohësh në të gjithë Shqipërinë janë zgjedhur persona që janë kamikaz të Berishës dhe afër Berishës. Nuk kam parë ndonjë qytet deri më sot që të zgjidhen persona që janë kundër Berishës”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024