Doli “live” në Tik Tok nga salla e gjinekologjisë, dënohet anestezisti
Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burgim mjekun anestezist Valton Dervishi për publikimin e një incizimi nga Reparti i Gjinekologjisë në Tetovë, ku edhe ka qenë i punësuar.
Dervishi është dënuar për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.
Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues dhe ka kërkuar falje për veprën e bërë.
Ai është dërguar në gjykatë nga burgu i Shkupit, ku ka qenë duke e vuajtur masën e paraburgimit.
Denoncimi lidhur me incizimin dhe publikimin e videos në aplikacionin TikTok, është bërë nga drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”.
Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, ndërsa mjeku ka qenë në vendin e punën në Spitalin e Tetovës.
Drejtuesit e spitalit, në procedurë urgjente, kanë vendosur për largimin e mjekut nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë edhe licencën për punë.
Oda e Mjekëve pati thënë se nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara, të jenë barrë e të gjithë mjekëve, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe trajtojnë pacientët në baza ditore.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi janë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta