Anestezisti që publikoi video të grave shtatzëna person me shkelje etike në spital
Një skandal i vërtetë është denoncuar të premten në Tetovë, përkatësisht në Spitalin e Gjinekologjisë, ku një nga mjekët specialistë ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në TikTok, duke bërë një “ndeshje” me një person tjetër.
Pëllumb Vela, drejtor i spitalit klinik në Tetovë, njeriu që denoncoi publikimin e videos në rrjetet sociale, tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se ngjarja është skandaloze dhe nuk duhet të mbyllet si diçka e vogël.
Ai tregoi se detyrën si drejtor e kishte marrë para 10 ditësh, por duke punuar më herët në këtë spital kishte njohje me shumicën e personelit në spital.
“Sa e pashë, por fakti që është regjistrimi në gjinekologji ku nuk lejohet incizimi i paautorizuar e denoncova menjëherë rastin. Pas denoncimit tim personin në fjalë e kanë marrë në polici. Më vonë kemi mbledhur komisionin e etikës dhe kemi konstatuar shkelje të rënda, punë jo etike ndaj pacientëve, incizime të pautorizuara, kemi marrë vendim për pezullim nga puna. Oda e mjekëve do të mblidhet lidhur me këtë rast dhe ka gjasa t’i merret licenca si mjek”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:01 Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 09:56 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries