Drejtori i spitalit: Anestezistit që filmoi shtatzënat rrezikon t’i hiqet licenca
Një skandal i vërtetë është denoncuar të premten në Tetovë, përkatësisht në Spitalin e Gjinekologjisë, ku një nga mjekët specialistë ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në TikTok, duke bërë një “ndeshje” me një person tjetër.
Pëllumb Vela, drejtor i spitalit klinik në Tetovë, tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se lidhur me këtë ngjarje pritet të mblidhet Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut që me gjasë do të vendosë heqjen e licencës për këtë mjek.
Ai tregoi se mjekun në fjalë punonte në spital që nga viti 2008 dhe nga komisioni i etikës i mbledhur pas ngjarjes janë konstatuar shumë shkelje etike nga mjeku në fjalë.
“Pas ngjarjes kemi mbledhur komisionin e etikës dhe kemi konstatuar shkelje të rënda, punë jo etike ndaj pacientëve, incizime të paautorizuara, kemi marrë vendim për pezullim nga puna. Oda e mjekëve do të mblidhet lidhur me këtë rast dhe ka gjasa t’i merret licenca si mjek”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin