Domate dhe miell drejt Ministrisë dhe policëve, 60 minutat e para të protestës për Lear Kurtin
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi 60 minutat e para të protestës së dytë për vdekjen e Lear Kurtit.
Mbledhja e qytetarëve nisi aty ku ishte lajmëruar, para Ministrisë së Brendshme, rreth orës 18:00 dhe u zhvendos para Kryeministrisë.
Ferhati tha se domate dhe miell është përdorur nga protestuesit kundrejt efektivëve të policisë dhe godinës, ndërsa në posterë të ndryshëm, qeveria Rama është cilësuar si “qeveri e drogës”.
“Nuk ka një organizator që mund të identifikohet si ideator i kësaj proteste. Sigurisht që thirrjet e para kanë qenë në rrjetet sociale, por kemi parë dhe persona afër Partisë Demokratike,” – u shpreh gazetari, ndërsa tha se kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka qenë i pranishëm, si dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.
Kërkesat e protestuesve janë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama për aq kohë sa kjo është ngjarje e përsëritur, duke e lidhur dhe me rastin e Klodian Rashës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë