Donald Trump pretendon që Demokratët po përpiqen “të zhdukin avantazhin prej 500 mijë votash” në Pensilvani
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar sërish për klimën paszgjedhore dhe procesin e numërimit të votave. Me një shënim në “twitter”, republikani ka shprehur shqetësim për procesin e numërimit të votave.
Sipas Donald Trump, Demokratët po përpiqen gjejnë me të gjitha mënyrat “të zhdukin avantazhin prej 500 mijë votash” në Pensilvani.
They are working hard to make up 500,000 vote advantage in Pennsylvania disappear — ASAP. Likewise, Michigan and others!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020
Më herët presidenti i SHBA ishte i sigurt për fitoren, por në një seri postimesh në Twitter ai ka pretenduar se “votat filluan të zhduken si me magji”.
“Mbrëmë, po udhëhiqja, shpeshherë në mënyrë solide, në shumë shtete kyçe, në pothuajse të gjitha instancat që Demokratët i kanë në dorë. Më pas, votat një e nga një, filluan të zhduken si me magji pas numërimit”, tha ai.
Last night I was leading, often solidly, in many key States, in almost all instances Democrat run & controlled. Then, one by one, they started to magically disappear as surprise ballot dumps were counted. VERY STRANGE, and the “pollsters” got it completely & historically wrong!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020
Ai hodhi akuza edhe për sondazh-bërësit mbi mënyrën se si i numëruan votat.
“Shumë e çuditshme, “sondazh-bërësit” e kishin totalisht e historikisht gabim”, deklaroi Trump.
Lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë akuzon gjithashtu demokratët për manipulim të votimit me postë.
“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit”, ka shtuar Trump.
Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i demokratëve Joe Biden kryeson si në votë popullore ashtu edhe elektorale ndaj kundërshtarit të tij, Donald Trump, megjithëse procesi i numërimit vijon në disa shtete të SHBA-së. Kandidatëve u duhen të sigurojnë 270 vota për t’u shpallur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk